Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

E tmerrshme: Mjeku tetovar është rrahur para syve të policisë

1 min read
Loading...

Policia ka konfirmuar rastin e rrahjes së mjekut që ka ndodhur sot në mëngjes në spitalin klinik të Tetovës, për të cilin informoi Gazeta Lajm.

 

Lajmin e ka konfirmuar edhe Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni. sipas tyre, mjeku i sulmuar është mjek 45 vjeçar i sëmundjeve të lëkurës, kurse sulmuesi 43 vjeçar nga Reçica e Madhe.

 

Sulmuesi ka kërkuar nga mjeku që t’i japë vërtetim se një mjek tjetër tek i cili ka pasur termin të caktuar nuk është në vendin e punës.

Mjeku i sulmuar ka refuzuar një gjë të tillë, sepse mjeku tjetër ka qenë në takim me drejtorin e Spitalit. Kjo ka revoltuar 43 vjeçarin nga Reçica, i cili e ka goditur mjekun dhe është larguar. Në ndërkohë ka arritur policia, por është kthyer edhe sulmuesi i cili e ka rrahur mjekun në sy të policisë.

Mjeku pa ndjenja është dërguar në spitalin klinik në Shkup. Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni Nevzat Elezi e ka dënuar këtë sulm.