Edi Rama: Nuk janë të mira shenjat që vijnë nga Maqedonia e Veriut

vull
0 0
Read Time:59 Second

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka folur për integrimin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka vlerësuar se “BE-së nuk i duhet një BP ku ka konflikte, ku ndjenja e mërzisë dhe tradhtisë së Bashkimit Evropian mund të prevalojë”.Duke folur për zhvillimet e fundit në rajon, ai ka shtuar se dinamika e integrimit varet nga ne (BP) dhe se shenjat që vijnë nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe kufiri i Kosovës me Serbinë nuk janë të mira.“Procesi i integrimit është i pakthyeshëm por shpejtësia e tij diktohet nga dinamikat tjera. Për sa i përket specifikisht që i shohim në rajon këto ditë, që nuk janë shenja të mira, as në Bosnje, as në Malin e Zi, as në Maqedoninë e Veriut, as në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë,… janë një arsye më shumë për të bashkuar forcat dhe rritur bashkëpunimin. Unë e përsëris, Ballkani i Hapur nuk është një çelës magjik, nuk është e vetmja gjë që mund të imagjinohet, por është një instrument, një mekanizëm që i shërben këtij qëllimi”, tha Rama në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin holandez, Mark Rutte.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Agim Jonuz: “BDI-ja për opozitën është Real Madrid”

Nga Agim Jonuz: Ndoshta e kam gabim, por nëse amerikanët nuk qëndrojnë pas gjithë kësaj gjëje, atëherë partitë opozitare shqiptare sërish do të marrin një goditje të madhe. Kjo do të ndodhë në zgjedhjet e para të ardhshme, në të cilat BDI do të jetë sërish krijuese e qeverisë, e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: