Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ekonomisti Safet Ademi zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Vushtrri

3 min read
Loading...
Partia FJALA dje me 02.07.2019 mbajti Kuvendin e parë Zgjedhor në degën e Vushtrrisë, ku zgjodhi kryetarin e saj dhe kryesinë të përbërë nga 18 anëtarë.
Në ketë Kuvend delegatët të pranishëm votuan ekonomistin Safet Ademi për Kryetar të Partisë FJALA, Dega në Vushttri.
Punimet e këtij Kuvendi i udhëheqi anëtari i kryesisë së partisë FJALA Nderim Sejdiu.
Ndërsa hapjen dhe shpalosjen e rrugëtimit të kësaj partie dhe programit të saj, para qytetarëve të Vushtrrisë e prezentoi modeatori Bedri Bytyçi.
Në emër të kryesisë së partisë FJALA folen Avni Çakmaku dhe Dr.Erxhan Muahrremi si qytetarë i vjetër i Vushtrrisë dhe njëherit bashkëthemelues i partisë FJALA në Norvegji.
Kryetari i sapozgjedhur Safet Ademi falënderoj të pranishmit që ja dhanë besimin që ai të udhëheqë Degën e Partisë FJALA në Vushtrri. Po ashtu Ademi tha se zgjedhja e ime sot në pozitën e Kryetarit të degës së Partisë FJALA në Vushtrri, para se me qenë nder dhe privilegj paraqet përgjegjësi dhe angazhim për mua, ku do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë qytetarët e Vushtrrisë dhe me kryesin e cila do të del nga ky Kuvend zgjedhor ku të gjithë së bashku do të kontribojmë për ndryshimin e qeverisjës lokale në Vushtrri por edhe në tërë Republikën e Kosovës.
Tutje, Ademi tha së zhvillimi ekonomik, e në veçanti problemet me papunësinë, punësimin , zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat edhe e realizojnë numërin më të madhë të të punësuarve, do jetë prioritet i kësaj kryesia të sapo zgjedhur. Po ashtu edhe arsimi, i cili kohëve të fundit ka degraduar shumë dhe si i tillë nuk do të prodhojë gjenerata të vyshme në të mirë të vendit. Pastaj largimi me të madhe i qytetarëve të vendit drejtë bashkimit europian, e si pasojë bashkë me këto largime po largohet edhe fuqia intelektuale dhe fizike e vendit do jenë detyra që së bashku me kryesinë e nivelit qëndror dhe kryetarin Dr.Gëzim Kelmendi do të bejë që këta qytetarë nëse FJALA vjen në udhëheqje të vendit këtyre qytetarëve tu ipet mundësi me e mirë e jëtesës dhe të kontribojnë për vendin e Kosovës.
Krejt në fund Ademi potencioi bindjen e vet që asnjëherë mos ta harrojmë sakrificen e paraardhësve tanë që sakrifikuan jetën për ta realizuar lirinë. Ne nuk ia kthejmë shpindën Kosovës së Adem Jasharit dhe të atyre që dhanë jeten për lirinë që e gëzojm sot.
Më pas u votua lista me 18 anëtar të kryesisë listë kjo e përbërë me njërez profesional në lëmi të drejtësisë, historisë, ekonomisë, mjekësisë, afaristë etj
Në fund kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor uroi zgjedhjen e Kryetarit të Degës së Partisë FJALA në Vushtrri dhe deklaroi se Partia FJALA po vazhdon të rritet dhe shtrihet në çdo cep të Kosovës.
Partia FJALA i ka qëndruar dhe vazhdon të i qëndron besnik qytetarëve të Kosovës.
Ai kritikoj qeverinë aktuale ku theksoj se kjo qeveri i ka bërë dëm shumë të madh Kosovës me dhurimin e 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi.
Kjo qeveri mban përgjegjësi për largimin e mijëra qytetarëve nga Kosova drejt vendeve përëndimore.
Kryetari Kelmendi në fund tha se qëllimi i mirë, ideali fisnik dhe vendosmëria jonë do të jenë triumfuese përballë padrejtësive.