Ekspertiza mjeko-ligjore: Viktima i Rinasit është Admir Murataj

vull

Tani nuk ka më asnjë dyshim. Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori. Murataj, sipas ekspertizës, është vrarë me një plumb në kokë. Në ekspertizë thuhet se gjurmët e gishtave të viktimës tek ura e Tapizës korrespondojnë me ato të Admir Muratajt.

Të enjten Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për në datë 14 maj seancën gjyqësore për shkak të mungesës së aktit të vdekjes. Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Eneid Nakuçi tha se mjekësia ligjore ka verifikuar se nga shenjat e gishtave rezulton se viktima eshtë Admir Murataj, por nuk kane ende ne dosje akt-ekspertizen e zbardhur.

Po ashtu, sipas prokurorit edhe gjendja civile në Tropoje nuk kishte bërë ende çregjistrimin e tij.

Nisur nga keto fakte, gjykata urdhëroi edhe një herë komisariatin e Vorës për të bërë kërkimet për Admir Muratajn pasi nuk ishte e bindur për vdekjen e tij vetëm duke u bazuar tek shenjat e gishtërinjve./Opinion.al

Next Post

Gjergj Zefi Dedivanaj i lindur dhe rritur në Amerikë, pagëzon djalin me emrin Adem, nuk harron kurrë kmbin shqiptar

Gjekë Gjonaj Bashkëvendasi im në mërgim në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Gjergj Zef Dedivanaj nga fshati Delaj të malit të Trieshit, në hyrje të pronës të të parëve të tij në vitin 2016 ka ndërtuar një derë jashtëzakonisht të madhe me simbolin e shqiponjës dykrerëshe. Kjo derë e veçantë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: