Fati i qeverisë së re në Mal të Zi në duart e partisë së Dritan Abazoviqit

vull

Në Mal të Zi kësaj të dile u  mbajten zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Dalja në këto zgjedhje ishta masive ku në votime morën pjesë 409 880 qytetarë apo 75,9 %.

Ashtu edhe siç ishte parashikuar rezultati i këtyre zgjedhjeve rezultoi të jetë i ngushtë dhe për herë të parë DPS-i me partnerët e vet nuk mund të ketë shumicën parlamentare, shkruan Ulqini Online.

Në bazë të rezultateve paraprake të publikuara nga cemi, rezulton se partitë opozitare do të kenë 42 deputetë nga 81 sa ka parlamenti i Malit të Zi.

Në këtë situatë, në numrin e deputetëve të opozitës janë edhe 4 deputetët e Lëvizjes URA në krye të së cilës është Dritan Abazoviqi të cilët do të jenë vendimtar për formimin e qeverisë së re. Në tubimin përmbyllës të tij në Ulqin Abazoviqi ka folur edhe për atë se çka do të bëjë nëse partia e tij do të jetë vendimtare në formimin e qeverisë se re.

Abazoviç theksoi se ata duan të ndryshojnë qeverinë në mënyrë paqësore dhe të fillojnë një pikë demokratike të zhvillimit.

“Unë ju zgjas duart të gjithëve, partitë e pakicave që kanë ekspertë të na i japin, partitë e tjera të opozitës të na japin ekspertet, le t’i japin ekspertët e tyre çdokush që dëshiron ndryshime. Koha e skllevërve ka mbaruar, ne meritojmë kohën e Evropës, kozmopolitizmit, lirisë, drejtësisë, të vërtetës, dinjitetin. Le të fluturojnë flamingot nga Kriporja dhe të sjellin mesazhin e paqes dhe ndryshimit “, kështu deklaroi Abazoviq në fjalën e tij në tubimin në Ulqin.

Ditët në vazhdim do të na japin përgjigje se si do të formohet qeveria e re në Mal të Zi.

Next Post

98.8% të votave të numëruara, Gjukanoviç fitues i zgjedhjeve në Mal të Zi

Thuajse ka përfunduar i tërë numërimi në Mal të Zi, i cili ka vënë si fituar partinë DPS të Milo Gjukanovic me një margjinë të vogël ndaj proserbëve. Gjukanovicit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 ulëse. Qendra për Transizionin Demokratik ka treguar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: