Filluan punimet në rrugën Nacionale N2, segmenti Nadakovc – Smrekonicë

vull

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Nacionale N2, segmenti Nadakovc – Smrekonicë.

Zëvendësministri Kadriu tha se kjo rrugë, bashkë me gjithë infrastrukturën përcjellëse, do të ndërtohet me standarde evropiane. Ai shtoi se ky aks rrugor ka rëndësi të madhe jo vetëm për qytetarët e Vushtrrisë, por tërë Kosovën. Kadriu theksoi përkushtimin e ministrit Pal Lekaj dhe Qeverisë së Kosovës që të investohet në të gjitha rrugët nacionale me qellim të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri duke e falënderuar ministrinë dhe qeverinë për përkushtimin e treguar, u kërkoi qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim deri në përfundimin e kësaj rruge.

Segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakovc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.

Next Post

Ahmeti - Timonie: Qytetarët të votojnë masovikisht për NATO dhe BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonie.Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe raundit të dytë zgjedhor, integrimit euroatlantik, gjendjes në rajon si dhe samitit të Berlinit.Kryetari Ahmeti theksoi përpjekjet e Bashkimit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: