Forca e Sigurisë së Kosovës pjesë e Konferencës së Ushtrive të Evropës për Rreshter Majorët e Ushtrive

vull
Konferenca e Ushtrive të Evropës për Rreshter Majorët është organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe Forcat e Armatosura të Danimarkës, në Kopenhagë nga data 06-09 Korrik 2021.
Në konferencë pjesëmarrës ishin 23 shtete dhe 32 nënoficer të lartë. Në këtë konferencë nga Pjesë e kësaj konference nga Forca e Sigurisë së Kosovës ishte Rreshter Majori i FSK-së Genc Metaj, RRMFSK Metaj ka prezantuar të arriturat dhe sukseset e FSK-së në fushën e zhvillimit të trupës së nënoficerëve si dhe ka shprehur gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojave me vendet partnere.
Konferenca ka qenë e organizuar në llojin e punëtorisë ku për tri ditë pjesëmarrësit kanë punuar në grupe dhe sesione të përbashkëta duke analizuar sfidat për fuqizimin e trupës së nënoficerëve, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrive të Evropës.
Mysafir nderi kanë qenë Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë Gjeneral Christopher Cavoli dhe Komandanti i Ushtrisë Daneze Gjeneral Major Gunner Arpe Nielsen.
Në këtë sesion gjeneralët kanë mbajtur ligjëratë dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit lidhur me temat aktuale në kontinent.
Next Post

Lindoni nga Radusha e Shkupit magjistron në Berlin me notë 10.00

Lindon Aliti nga fshati Radushë i Shkupit është vetëm 25 vjeçar. Ai është një ndër studentët më të dalluar të Universitetit të Berlinit, ku tani edhe ka magjistruar me notë maksimale 10.00, njofton Derveni.info. Lindon Aliti ka lindur në vititn 1995 në Berlin. Pas kryerjese së shkollimit të mesem, regjistron fakultetin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: