Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Forumi Shqiptar: Flamuri kombëtar përherë do të valvisë në Mal të Zi

2 min read
Loading...

Forumi Shqiptar, ka reaguar ndaj Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, lidhur me paralajmërimin e
ngrehjes së padisë kundër organizatorëve të Logut në Tërgajë.

“Ju, si ministër, edhe i kulturës së shqiptarëve në Mal të Zi, duhet të dini se amuri i shfaqur në tubim nuk është vetëm
amuri i Republikës së Shqipërisë, por amuri kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, amuri të cilin ua
ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.”, thuhet në deklaratë të Forumit
Shqiptarë.

Nga Forumi theksuan se organizatorët e tubimit tradicional ishin qytetarët e Malësisë dhe diaspora, e cila së bashku
me bashkëqytetarët e tjerë shqiptarë në Mal të Zi, si popull autoktonë, i dhanë mbështetje të plotë rikthimit të
pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006 si dhe të gjitha proceseve integruese Euro-Atlantike të Mal të Zi.
“Në ato procese, ai amur nuk pëngonte, dhe sot po e krahasoni atë me disa amuj dhe tubime tjera,” thuhet në
reagimin e Forumi Shqiptar.

Nga Forumi Shqiptar, theksuan se nuk do të lejojnë dënimin e qytetarëve të Malësisë, as krahasimin e tubimit kulturor
në Tërgajë, në të cilin vetem u këndua, me tubimet që bëjnë thirrje për urrejtje, me mesazhe shoviniste, jo vetëm
drejtuar Malit të Zi, por edhe vendeve të tjera fqinje.

Në reagimin e Forumi Shqiptar, thuhet se është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të
shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në Qeveri “në krye të së cilës qendron një ministër që ka një qëndrim të tillë
ndaj veprimtarive kulturore shqiptare në të cilat në mënyrë të pashmangshme është valvitur dhe do të valvitet amuri
shqiptarë”.

Ata porositën Bogdanoviq se ”padia e paralajmëruar, për shqiptarët nuk do të thotë asgjë, por që vetem e ka njollosur
vehten”./Malësia.ME/