FSK-ja demolon mbi 200 mjeteve eksplozive të pashpërthyera

vull

Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave; pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit (EOD) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

 

Pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve në poligonin e Harilaqit, të cilat janë demoluar nga pjesëtarët e EDO-së të FSK-së dhe ata të EOD-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

 

Për vite me radhë, Kompania e Deminimit ka qenë e angazhuar në pastrimin e fushave të kontaminuar me mjete të pashpërthyera, ku janë kryer operacione deminimi në pastrimin e shumë fushëbetejave.

 

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deiminimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë së qytetarëve ndaj mjeteve të pashpërthyera, dhe i lut qytetarët e Republikës së Kosovës që nëse hasin në ndonjë mjetë të dyshimtë të raportojnë tek organet e sigurisë.

Next Post

VENDIMI NGA BASHKËSIA LOKALE FSHATIT GURGURICË, DREJTUAR KOMUNËS SE BERVENICËS

Takimi u mbajtë më 04.08.2019 Gurguricë, e drejtuar nga kryetari i Bashkësisë Lokale Jumni Bakiji, ku mes tjerash u deklarua para banorëve të fshatit Gurguricë, edhe pse migrimi i kohëve të fundit ka kapluar vendin tonë, kjo nuk i ndalon Gurgurinasit, të vazhdojnë iniciativa dhe aktivitete të sferave të ndryshme […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: