Gani Geci tregon takimin me Fatmir Limajn dhe kërcënimin ndaj tij: Vetëm njëri kena me dal gjallë prej kësaj dere

vull

Gani Geci mbrëmë në T7 ka folur edhe për komunikatën nr.59, për të cilën thotë se ka pyetur edhe ish anëtarët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së për atë komunikatë.


Teksa ka folur për interesimin e tij për t’u zbuluar se kush e ka shkruar atë komunikatë, ai ka treguar se ka pasur një takim me Fatmir Limajn në Drenas, përcjellë “Bota sot”.

Geci thotë se takimi ka qenë deri diku i tensionuar.

“Në takimin me Fatmir Limajn ka pasur rrezik shumë të madh në Drenas. Sami Lushtaku ka qenë aty, edhe më tha: hajde Gani a po tutesh a? Unë nuk ju fola fare atyre, vetëm ua bëra me dorë. Më prezantoj me Fatmir Limajn por i thash nuk du mu taku me atë se ka qenë ish anëtarë i shtabit të përgjithshëm. I tash pastaj se kush e ka shkruar komunikatën nr. 59 në Lladrovc të Malishevës dhe keni dashtë me më vra. Tha nuk është e vërtetë. Unë i thash po e thërras pra Bislim Zyrapin, nëse nuk është e vërtetë, veç njëri kena me dal prej kësaj dere. Pastaj më tha a bën me shku dhe shkoi”, ka treguar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Next Post

Shqipëri, opozita proteston sërish sot në mbrëmje

Kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha pranoi se ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën në vend është e domosdoshme, por kushti për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm. “Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe mirënjohje SHBA-së që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: