Garda Kombëtare e FSK-së filloi ngritjen e kapaciteteve

vull

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në një ceremoni zyrtare, ka urdhëruar fillimin e ngritjes së Gardës Kombëtare sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Mbajtja e Aftësive Ekzistuese, të cilat deri me tani ishin në vartësi të Brigadës së Mbështetjes Operacionale, kanë kaluar nën komandimin dhe kontrollin e Gardës Kombëtare të udhëhequr nga gjeneral Xhevahir Geci, ndërsa Brigada e Mbështetjes Operacionale ka kaluar në Komandë të Logjistikës në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së nën komandimin e gjeneral Naim Hazirit.

Kjo është dëshmi se FSK-ja po vazhdon me ngritjen dhe riorganizimin e njësive sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Garda Kombëtare e FSK-së është njësi vartëse e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së. Në misionin e ri do të mbajë dhe do të zhvillojë aftësitë operacionale në kuadër të Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile.

Next Post

Elezi: Tek qytetarët ka shumë interes për kushtet e reja të projektit ‘Blej shtëpi, blej banesë’

24 shtator 2019, Shkup –  Me ndryshimet në projektin e subvencionimit të kredisë banesore “Blej shtëpi, blej banesë”, përfitime të reja dhe modele të reja janë prezantuar për të përmbushur interesin e madh të qytetarëve për këtë projekt. Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi në një prononcim për këtë çështjen tek […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: