Gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lart procesin e testimit dhe vlerësimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së

vull

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, vizitoi kazermën ,,Skënderbeu’’ të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) në Ferizaj, duke u njohur nga afër me procesin e testimit dhe të vlerësimit të kandidatëve, që kanë konkurruar për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, në poligonin e stërvitjeve, takoi nga afër grupet e kandidatëve të cilët po zhvillonin testin e fitnesit fizik, si dhe ata që po kryenin procesin e testimit të njohurive të përgjithshme në ambientet e KDS-së.

 

Next Post

Krimineli Karaxhiq dënohet me burg të përjetshëm

Ish kreu politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq është dënuar me burg të përjetshëm nga shkalla e dytë e Tribuinalit të Hagës. Në sallë shpërtheu duartrokitja, sapo kryetari i trupit gjykues shpalli vendimin ndaj Karaxhiqit. Në shpallje të vendimit, gjykatësi tha se të gjitha pikat e akuzës së shkallës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: