Gurët në Rrugën e Arbrit/ Autoritet bëjnë thirrje për kujdes

vull

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit nga Tirana në Klos. Më problematike situata paraqitet në Bypassin e Murrizit ku ka rënie të shumta të gurëve.

Rrëshqitja e tokës si pasojë e fryerjes nga shiu ka bërë që në një gjatësi të konsiderueshme segment në anën e Bastarit të bëhet i vështirë për qarkullimin e automjeteve si rezultat i pranisë së gurëve.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të tregohen tepër të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën.

Po ashtu në pjesën e Qaf Murrizit ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa momentalisht problemi i vetëm është prania e gurëve në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel që të tregohet kujdes në të gjitha rrugët kombëtare në orët në vijim për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë gjithë vendin.

Next Post

​Kovaçevski zgjidhet mandatar për formimin e qeverisë së re së Maqedonisë Veriore

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka marrë sot besimin e kryesisë qendrore të partisë si mandatar për formimin e Qeverisë së re. Ai në Facebook, ka shkruar se është nderë dhe përgjegjësi e madhe që ka marrë këtë detyrë. “Është një sfidë që jam gati ta pranoj dhe […]

Subscribe US Now