Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Haradinaj e thotë copë: Na kanë kërkuar veriun e Kosovës, ku është pasuria

1 min read
Loading...

Ramush Haradinaj deklaroi hapur se bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar vazhdimisht nga Kosova “të japë tokë, në këmbim të njohjes së Pavarësisë së saj nga Serbia”.

Ndryshe nga herë të tjera kryeministri i Kosovës e tha copë se “se kanë kërkuar veriun ku janë minierat, ku është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen janë shumë jetike për Kosovën”. Ose është thënë se “nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”, vijoi ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar iu kthye edhe njëherë çështjes së taksës 100% mbi mallrat serbe, e kritikoi udhëheqësit politikë, përfshirë ata që janë në koalicionin qeverisës, për shkak të deklaratave se pezullimi i tarifës duhet të bëhet për të ruajtur miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ai kujtoi ditët kur, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-ve, ata synonin shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës. /Ri-De

Leave a Reply