Haradinaj shkarkon zëvendësministren që bombardimet e NATO-s i quajti gjenocid (Dokument)

vull

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila kishte thënë se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Kryeministri ka thënë se deklarimet e tilla janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Next Post

Osmani: Papa gjithmonë është i mirëseardhur në vendlindjen e Nënës Tereza

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Peshkopin e Shkupit dhe kryesuesin e Kishës katolike Romake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kiro Stojanov, në prag të vizitës së kreut të Kishës katolike, Papa Françesku në vendin tonë. “Është nder i veçantë që Papa Françesku do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: