Haradinaj: Thaçi nuk është zëdhënës i SHBA

vull

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Amerika nuk ka nevojë për zëdhënës duke ironizuar kështu me kërkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për pezullimin e taksës.

Këto komente ai i bëri pas takimit të liderëve ku u diskutua për dialogun dhe taksën.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës : Amerika flet vet, as presidenti, as unë as dikush tjetër nuk është zëdhënësi Amerikës, nuk kanë nevojë me folë për ta, ata flasin vet, dinë me fol i shpjegojnë gjërat”,

Haradinaj takimin e sotëm me liderët shtetëror e ka lëshuar më herët, ndërsa mësohet se janë ashpërsuar tonet ndërmjet tyre për këtë çështje.

Ndërkohë pasdite, ekipi negociator ka miratuar platformën për dialogun me Serbinë të cilën nesër do t’ia dorëzojnë kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

U mbetet pastaj deputetëve të debatojnë përgjithë atë që është përfshirë në këtë platformë.

Bashkëkryesuesit nuk kanë qartësuar nëse në platformë është përfshirë çështja e Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, por vetëm kanë thënë se si bazë e kanë vetëm kushtetutën e Kosovës, sipas së cilës integriteti territorial është i garantuar.

Partitë opozitare LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë këtë platformë.

Next Post

Bartomeu: Messi dhe Valverde pjesë e rëndësishme e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka siguruar tiozët se Lionel Messi do të vijojë të mbajë veshur fanellën e klubit katalanas duke i përfaqësuar denjësisht blaugranat edhe gjatë sezoneve që do të pasojnë. Edhe pse nuk është formuluar ende kontrata e re e rinovimit për fenomenin argjentinas ajo të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: