Hoti ka realizuar bised telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel

vull

Status i Kryeministrit të Kosovës, Avdulla Hoti në facebook:
Sot pata një bisedë shumë të frytshme telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Diskutuam për menaxhimin e pandemisë Covid-19, zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin bilateral.
E falënderova Kancelaren Merkel për kontributin e çmuar që ka dhënë Gjermania në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën kohë e njoftova atë me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social.
E sigurova Kancelaren Merkel se, Qeveria në Detyrë e Republikës së Kosovë, me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunues konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare.
Me Kancelaren Merkel biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili u zhvillua mbi parime të qarta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual. Me këtë rast e falënderova atë për mbështetjen gjatë këtij procesi.
Vlerësuam lartë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe theksuan gatishmërinë për thellimin bashkëpunimit bilateral në çdo fushë me interes të ndërsjellë.
Next Post

Vazhdojnë aderimet në partitë politike në Kosovë kësaj radhe te Nisma në Klinë

Sot dega e Nisma Socialdemokrate në Malishevë mirëpriti në gjirin e saj profesorin e nderuar nga Kijeva profesor në Qendra e Kompetencës, Zenel Berisha, ardhja e prefesorit ne partin tonë është vlerë e shtuar! Zenel Berisha deri më tani ishte anëtar i kryesisë së PDK nëndega Kijeve. Ky ishte edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: