I jepet lamtumira e fundit Dëshmores së Atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj

vull

Dëshmorja e Atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj do të prehet përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, aty ku u përcoll me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore.

Nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e Kompanisë së Asgjësimt të Municioneve, ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.

Homazhet për nëntetare Hasanajn u mbajtën në hollin qendror të Pallatit të Kongreseve, ku u nderua nga presidenti i Republikës Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministri Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, deputetë të Kuvendit, kreu i PD Lulzim Basha, krerët më të lartë të FA, përfaqësues të trupit diplomatik, atashetë ushtarakë, kolegë ushtarakë kanadezë e letonezë në misionin e NATO, përfaqësues të komuniteteve fetare, qindra pjesëtarë të FA, policë, familjarë dhe shumë qytetarë të kryeqytetit.

Pas homazheve, u zhvillua edhe ceremonia shtetërore në nder të nëntetare Hasanajt, të cilën shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, e cilësoi si bijë të Shqipërisë dhe heroinë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Dëshmorja e Atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj do të prehet përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, aty ku u përcoll me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore.

Nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e Kompanisë së Asgjësimt të Municioneve, ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.

Homazhet për nëntetare Hasanajn u mbajtën në hollin qendror të Pallatit të Kongreseve, ku u nderua nga presidenti i Republikës Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministri Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, deputetë të Kuvendit, kreu i PD Lulzim Basha, krerët më të lartë të FA, përfaqësues të trupit diplomatik, atashetë ushtarakë, kolegë ushtarakë kanadezë e letonezë në misionin e NATO, përfaqësues të komuniteteve fetare, qindra pjesëtarë të FA, policë, familjarë dhe shumë qytetarë të kryeqytetit.

Pas homazheve, u zhvillua edhe ceremonia shtetërore në nder të nëntetare Hasanajt, të cilën shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, e cilësoi si bijë të Shqipërisë dhe heroinë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.Më pas, arkivoli me trupin e nëntetare Hasanajt, i mbuluar me flamurin kuqezi, u vendos në shtrat topi dhe nën tingujt funebër të Orkestrës Frymore të FA dhe me shoqërimin e Truprojës së Nderit, u drejtua për në Varrezat e Dëshmorëve.

Pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, sipas traditës ushtarake, komandanti i Batalionit të Xhenios ku bënte pjesë nëntetare Hasanajn, kreu apelin e fundit.

Next Post

Kjo ështe aktorja e serialit “O sa mirë” e cila agjëron Ramazanin! (Foto)

Ajo u bë e njohur si aktore në serialin vendor “O sa mirë”, bëhet fjalë për Arta Nitaj e njohur si Xhesika. Arta fillimisht ishte modele e më pas është fokusuar si aktore e këtij seriali e së fundi po e shohim edhe si moderatore e sportit në RTV Dukagjini. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: