Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Idrizi: PDIU i bashkohet protestës së opozitës, duhen zgjedhje të parakohshme

3 min read

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbledhur sot strukturat e Tiranës në një takim që ka nisur me himnin e Flamurit.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka theksuar gjatë fjalës së tij se mbështet kërkesën opozitare për një qeveri tranzitore dhe u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.

“PDIU i bashkohet protestës së opozitës, duhen zgjedhje të parakohshme. Shqipëria ka nevojë për zgjidhje politike dhe zgjedhje të parakohshme. Duhet një qeveri që të përgatisë zgjedhjet.Duhet qeveri tranzitore, jo për ta marrë shtetin në tavolinë, por për të bërë zgjedhje. Ju ftoj të gjithëve t’i bashkoheni protestës së 16 shkurtit”, deklaroi Idrizi.

Shpëtim Idrizi tha gjatë fjalës së tij që mazhoranca në pushtet i ka vjedhur forcës që ai drejton 8 mandate.

“PDIU në zgjedhjet e fundit u rrit me 35 %. 9100 kishim në vitin 2013, vota k 12470 në 2017-ën. Nuk dua të përmend fjalën votë, sepse nuk ishin vota të vjedhura, por ishin vullnete. Jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës e të Fierit, por kemi marrë 86000 vota të baerabarta me 8 mandate. Ku shkuan? I vodhën. I vodhi kjo mazhorancë. Sot po bëhet e qartë ajo që po bëhet e ditur edhe nga Zëri i Amerikës, janë vjedhur masivisht vota”, tha Idrizi.

Idrizi u bën thirrje shqiptarëve që të zgjedhin në krye një njeri normal, sepse kjo krizë e madhe po i largon shqiptarët nga vendi.

“Shqipëria po plaket. Të rinjtë po ikin. O shqiptarë, mos zgjidhni të marrë në krye. Zgjidhni minimalisht njerëz normalë”, deklaroi Idrizi.

Pjesë nga fjala e Shpëtim Idrizit
Ne e dimë pse ekzistojmë. Ne jemi Partia e bashkimit shqiptar. Ne jemi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Çamërisë dhe do vazhdojmë të luftojmë përditë. Imagjinoni ku ishte Çështja Çame pa u krijuar Shoqata Patriotike Çameria. Në vitin 2005 politika shqiptare heshtte, sikur ne nuk ekzistonim.
Ne sot kemi një rezolutë për shqiptarët e Camërisë, ne kemi zgjidhjen për të trimëruar politikisht politikanët shqiptarë përballë fqinjit tonë racist. Meqë nuk kanë dot këllçe dhe dinjitet ta diskutojnë problemin në NATO.
Ne i kemi përjetësuar ata që kishim në zemër në një varrezë monumentale, në Mekën tonë.
100 herë po të më vinte rasti do luftoja për ta lënë bashkinë e Konispolit, bashki të Çamërisë. Ne kemi të drejtë jo vetëm të shkojmë në shtëpitë tona, nuk po kërkojmë prona, por ne kërkojmë vatanin e atdheun tonë.
Çfarë e pengon shtetin shqiptar të kërkojë një konsullatë për shqiptarët e Çamërisë?
PDIU në zgjedhjet e fundit u rrit me 35 %. 9100 kishim në vitin 2013, vota k 12470 në 2017-ën. Nuk dua të përmend fjalën votë, sepse nuk ishin vota të vjedhura, por ishin vullnete. Jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës e të Fierit, por kemi marrë 86000 vota të baerabarta me 8 mandate. Ku shkuan? I vodhën. I vodhi kjo mazhorancë. Sot po bëhet e qartë ajo që po bëhet e ditur edhe nga Zëri i Amerikës, janë vjedhur masivisht vota.
Shqipëria po plaket. Të rinjtë po ikin. O shqiptarë, mos zgjidhni të marrë në krye. Zgjidhni minimalisht njerëz normalë.