Ilir Meta 3 ditë në Hungari, pakt me Orban për t’u strehuar si Gruevski në rast urdhër-arresti nga SPAK?

vull

lir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë arritur një marrëveshje paraprake me ‘delen e zezë’ të Evropës Viktor Urban për t’u strehuar në Budapest në rast urdhri për arrestimin e tyre nga SPAK. Takim fshehtas me Nikola Gruevskin i strehuar nga Urban në një nga vilat e tij pasi u dënua me dy vite burg për korrupsion në Maqedoni. Meta dhe Urban pjesë e të njëjti front kundër SHBA-BE

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të skeduar ndërkombëtarisht si çifti më i korruptuar dhe anti-perëndimor në Ballkan, vijojnë lëvizjet alarmante, duke u përgatitur për skenarin e arratisjes dhe strehimit politik nëse SPAK do të lëshojë një urdhër për arrestimin e tyre për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, pasuri të paligjshme, falsifikim kontratash, plaçkitje të pasurive publike, shantazh, trafiqe dhe për një sagë krimesh të tjera të konsumuara gjatë dy dekadave të fundit.

Në kushtet e një izolimi të paprecedentë ndërkombëtar, shkarkimit nga Kuvendi për cënim të marrëdhënieve me SHBA dhe pas shkrirjes së bandës së partiake me emrin LSI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Hungari, nën pretekstin e përurimit të bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në parkun qendror ‘Varosliget’ të Budapestit. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë u kthyen për disa orë në Tiranë, Ilir Meta qëndroi gati tre ditë në Hungari, në mënyrë krejtësisht të dyshimtë dhe të pajustifikuar.

Hungaria, nën pushtetin e Viktor Urban, i kthyer në ‘delen e zezë’ të Evropës për shkak të nismave antidemokratike, është i vetmi vend Evropian që strehon pushtetarët e lartë të Ballkanit, të cilët dënohen apo që shpallen në kërkim nga drejtësia e vendeve të tyre për korrupsion. Në vitin 2018, ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, mik i Ilir Metës, u strehua pikërisht në Hungari, për t’i shpëtuar burgut pasi u dënua me dy vite për korrupsion. Gruevski u arratis përmes Shqipërisë me ndihmën e Ilir Metës, i cili e strehoi në një nga vilat e tij dhe më pas e përcolli me njerëzit e besuar përtej kufirit. Më pas, ishte Viktor Urban ai që strehoi përfundimisht Gruevskin në një nga vilat e tij në Budapest, duke i dhënë më pas statusin e azilit politik, një marifet i politikanëve të korruptuar, për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë. Orban i rezistoi presionit të fortë të Brukselit, për të ekstraduar Gruevskin, duke u bërë kështu një ombrellë për korrupsionin në nivelet e larta në Ballkan.

Në një kohë kur Hungaria paralajmërohej në samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel se do të përjashtohet nga Bashkimi Evropian për shkak të politikave të Urban kundër demokracisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndodheshin në rezidencat e Urban, duke bërë plane për të ardhmen e tyre. Jo rastësisht, pas katër vitesh, Monika Kryemadhi, ditët e fundit vendosi të rikthehej në Presidencë dhe të merrte statusin e zonjës së parë. Gjatë qëndrimit në Hungari, duket se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë arritur një marrëveshje paraprake me kryeministrin Urban për t’u strehuar në Budapest nëse SPAK firmos një urdhër për arrestimin e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që Meta dhe Monika të kenë vizituar edhe vilat e propozuara nga Urban për akomodimin e tyre në Budapest.

Në korridoret politike dhe diplomatike flitet se Meta dhe Monika kanë zhvilluar një takim edhe me mikun e tyre, Nikola Gruevski, i strehuar në kryeqytetin e Hungarisë pas dënimit për korrupsion. Ata përfliten se janë takuar në një nga rezidencat e Urban, për të diktuar rreth procedurave të azilit, kushtet e akomodimit, rreziqet e mundshme etj. Në një kohë kur Meta ndodhej në Budapest, Gruevski njoftoi se “Sot Republika e Hungarisë, vende anëtare e  BE-së dhe NATO-s iu përgjigj pozitivisht kërkesës sime paraprake për marrjen e azilit politik për shkak të përndjekjes që po më bëhet në Republikën e Maqedonisë”. Viktor Urban, Ilir Meta dhe Gruevskti janë pjesë e të njëjtit front kundër Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hungaria rrezikon të përjashtohet nga BE për shkak të Viktor Urban, ndërsa në Shqipëri SHBA-BE kërkojnë hapur arrestimin e Ilir Metës për integrimin e vendit në BE./Pamfleti

Next Post

Ministri Mehaj priti në takim lamtumirës kapelanin amerikan të Bondsteel, major Cory Van Sloten

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim lamtumirës kapelanin e Kampit Bondsteel, major Cory Van Sloten, i cili shoqërohej nga kapelani i FSK-së, rreshter major, Agim Gashi. Në këtë takim, major Van Sloten, njoftoi ministrin Mehaj rreth bashkëpunimit me Kapelaninë e FSK-së, si dhe për punën dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: