Instituti për Studime të Avancuara ka implementuar projektin e mbeshtetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

vull

Në kuadër të “Thirrjes publike për mbështetje financiare të projekteve –programeve të OJQ-ve “, me synim të zhvillimit socio-ekonomik rajonal te balancuar, thirrje kjo e lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal-MZHR, organizata përfituese Instituti për Studime të Avancuara ka implementuar projektin “Zhvillimi i kapaciteteve lokale për krijimin e ambientit më të favorshëm për biznes në fushën prodhuese dhe zëvendësimin e importit”, projekt ky i ndarë në katër module:

Moduli i -rë – Hulumtimi i cili është përfunduar duke siguruar të dhëna të rëndësishme dhe të domosdoshme për të dizajnuar planin e trajnimeve dhe mentorimeve me përfituesit potencial;

Moduli i II-të: Trajnimet, Fillimisht janë përgatitur materialet e trajnimit dhe plani i veprimit për organizimin dhe mbajtjën e trajnimeve;

Moduli i III-të: Mentorime për të gjitha fushat e identifikuara si me rëndësi kanë filluar menjëherë pas fillimit të trajnimeve. Mentorimet poashtu bazohen në këto fusha;

Moduli i IV-të: Rrjetizimet Paralel me mentorimin për fushat e lartëcekura, në realizim është edhe informimi i të gjithë të interesuarëve për të gjithë donatorët lokal dhe ndërkombëtar prezent në vend, programet e tyre, mënyrën e aplikimit dhe personat kontaktues; Informim për kompanitë konsulente, kompanitë certifkuese ndërkombëtare, agjencinë e standardizimit dhe akreditimit në MTI për standardet teknike; Kontribut në rrjetizim produktiv në mes të kandidatëve të interesuar, bizneseve dhe institucioneve tjera me interes të përbashkët.

Next Post

MSh monitorin dhe vlerëson zbatimin e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore

Grupi për Menaxhim Strategjik (GMS) i Ministrisë së Shëndetësisë ka miratuar Raportin vjetor të Monitorimit dhe Vleresimit të zbatimit të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021. Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë, është dokumenti i parë i MSh-së me kornizë logjike dhe me indikatorë specifikë, të matshëm, të arritshëm dhe relevantë, përmes të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: