Intervista/Flet biznesmeni Astrit Salihu: Korrektësia e punës tonë është në nivel, ja si veprojmë në kohë Pandemie

Një biznesmen shumë i suksesshëm në një fushë që jo shumë kush e mendon veten, një humanist i madh që e ka sfiduar veten edhe në sfera tjera të jetës, Astrit Salihun nuk e ka ndalur as Pandemia që të veprojë dhe punojë.

Si po ecën puna e biznesit?

Kjo është një punë që ka shumë përgjegjsi dhe ndjeshmëri, por falë Zotit dhe bashkëpunimit korrekt me familjarë, puna ka shkuar pa probleme dhe me sukses janë kryer shërbimet.

Sa i kënaqur je nga kjo punë dhe si ka ndikuar kjo periudhë?

Çdo punë i ka sfidat dhe dobitë e saj, normal kërkonë angazhim maksimum, jam i knaqur që puna kryhet me korrektësi dhe kur familjet shprehin mirënjohje për shërbimin tonë. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë, ka patur sfida dhe vështirësi më shumë, por puna ka vazhduar.

A ka pasur momente që i ke rënë pishman që ke nisur edhe këtë biznes?

Jo asnjeherë nuk jam penduar për angazhimin tim në këtë punë që bëjë sepse sado që duket si biznes kjo punë ka edhe anën humane të saj.

Rrjetin e biznesit a ke nisur të zgjerojsh edhe në vende tjera europiane, pse?

Kompania ime qendrën e ka në Gjermani, mirëpo ne ofrojmë shërbimin tonë në shumë vende të Evropës duke e bërë dërgimin e kufomave përmes linjave ajrore dhe rrugëve tokësore.

Krahas Gjermanisë, ju lëvizni në shumë vende të botës, sa e vështirë është kjo punë?

Po ne levizim vazhdimisht, çdo rrugëtim normal e ka lodhjen dhe kërkon kohën e duhur në mënyrë që t‘i jemi korrekt në termin familjarve të cilët kanë dhembjen e tyre për rastin e vdekjes.

A është e vështirë të punoni me shtetet e huaja, si janë procedurat e vendeve të ndryshme, si e menaxhoni këtë situatë?

Çdo komunë këtu në Gjermani dhe shtetet përreth i kanë procedurat e ndryshme, mirëpo përvoja jonë dhe kujdesi ndaj dokumentacioneve që kërkohen për rastin ja dalim që mos të kemi probleme apo dështime. Janë disa procedura burokratike që duhet ndjekur për ta marrur çertifikaten e vdekjes dhe fletudhëtimin që shërben si pasaportë për kufomën.

Ju menaxhoni një kompani të madhe, sa vështirë e keni pasur nga Pandemia dhe sa shteti gjerman ndihmon bizneset?

Kompania ime „ATDHEU“ për bartjen e kufomave ka funksionuar pa ndërprerë edhe gjatë kësaj kohe pandemie, jemi munduar t‘i përgjigjemi kërkesave të familjeve me rastet. Ndërsa nga shteti gjerman nuk kemi patur mbeshtetje financiare sepse ne kemi punuar vazhdimisht

Next Post

Vjen super projekti “Ta fala” nga David Dreshaj (Video)

Një super këngë ritmike vjen nga këngëtari i talentuar David Dreshaj i cili ka pak orë që e ka lançuar por është pritur shumë mirë nga publiku. Producent ekzekutiv i projektit është vet këngëtari Dreshaj i cili në klip shfaqet në disa skena të mrekullueshme e për gjithë këtë mega […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: