Intervista/Flet biznesmeni Ilir Sinani: Ju tregoj planet për angazhim në vendlindje, në marketet Molla frymohet shqip

Njihet si një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë nga Kosova që jeton në Gjermani. Veprimtaria e tij është e hapur në shumë fusha, si në ndërtim, markete, futboll e humanizëm, e këtë të fundit e bën me shumë dëshirë. Ilir Sinani në bizneset e tij ka të punësuar vetëm shqiptarë, e nga kjo punë ushqehen shumë familje shqiptare, e në këtë drejtim ai punon për të zgjeruar punën. Në një intervistë të tij flet mbi të gjitha veprimtaritë që bën dhe planet për zgjerim.

Si po ecën puna e biznesit?

Shumë mirë edhe pse masat e pandemisë, bizneset shkojnë normal.

Sa i kënaqur je nga kjo punë?

Jemi shumë të kënaqu kur vij të gjithë shqiptarët në market flasin shqip marrin frymë lirshëm si në shtëpinë e vet pra Molla market është shtëpia e shqiptarëve.

A ka pasur momente që i ke rënë pishman që ke nisur edhe këtë biznes?

Jo pishman, por pak i hidhëruar në veten pse nuk kam filluar më herët.

Rrjetin e marketeve e ke nisur të zgjerojsh edhe në vende tjera europiane, pse?

Rrjetin e kemi filluar në Gjermani pra në Bavari tash kemi filluar edhe në Austri për dy arsye kryesore të sigurojmë vende pune në Kosovë dhe të ju ofrojmë bashkëatdhetarëve produktet vendore sa më afër ku jetojnë.

Krahas Gjermanisë dhe Austrisë, a planifikoni të zgjeroni rrjethin në ndonjë vend tjetër?

Për momentin vetëm këto dy vende kanë prioritet.

Të punësuarit janë kryesisht shqiptarë apo ka edhe të nacionaliteteve tjera?

Të punësuarit janë gjithë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

https://www.facebook.com/watch/?v=321493005509109

A është në planin tuaj që të bëhet angazhimi i shqiptarëve në diasporë më shumë nëpër punë?

Në planin tim është të bëhet angazhimi në vendlindje më shumë për vende pune.

Jo vetëm markete, ju menaxhoni një kompani të madhe ndërtimi, si ecën puna atje?

Po sakt kemi kompaninë Sinani GmbH&Co.KG dhe punët shkojnë shumë mirë.

Po klubi i futbollit a do të vazhdojë aktivitetin pas periudhës së Pandemisë dhe cilat janë synimet?

Patjetër do të vazhdoj aktivitetet pas Pandemisë synimet janë që të jemi sa më të suksesshëm dhe të ngritemi sa më lartë në ligat gjermane.

Next Post

Intervista/Flet biznesmeni Astrit Salihu: Korrektësia e punës tonë është në nivel, ja si veprojmë në kohë Pandemie

Një biznesmen shumë i suksesshëm në një fushë që jo shumë kush e mendon veten, një humanist i madh që e ka sfiduar veten edhe në sfera tjera të jetës, Astrit Salihun nuk e ka ndalur as Pandemia që të veprojë dhe punojë. Si po ecën puna e biznesit? Kjo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: