Ish-agjenti i SHIK-ut: Me urdhra të këtyre personave u vranë Broshi, Kllokoçi dhe Shabani, ja emrat

vull

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së, Policisë dhe SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për vrasjen e pjesëtarëve të UDB-së me urdhër, siç thotë ai, të politikanëve dhe udhëheqësve të pas luftës.

Miftari, duke përmendur vrasjen e Selim Broshit, Ibush Kllokoçit dhe Kemajl Shabanit, thotë se, këto vrasje u bënë për të mbuluar gjurmën e bashkëpunimit të politikanëve tanë me UDB-në.

Ai shton se, bashkëpunimi i tyre i para luftës me UDB-në për disa ka vazhduar edhe në luftë, ku kanë vra shumë luftëtarë e komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të hapur rrugën e tyre për pushtet.

“Ky ishte një (mision i UDB-së serbe, DGSE-së franceze dhe SHISH-it shqiptar) për ti sjell këta njerëz të tyre në pushtetin e pas luftës.

Megjithatë, Shtabi i Rognerit në Tiranë, ishte qendra e këtyre njerëzve të UDB-së, që pas luftës u bënë patriotë e gjeneralë pa e shkrepur asnjë plumb kundër forcave okupatore dhe fashiste serbe.

Pra, ata erdhën në pushtet duke vrarë shqiptar, luftëtarë të atdheut dhe patriotët tanë pas shpinës”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Thesaret nga thasët e kazanët e Gjarprit, Lulit, Dajës, Zekës, Petritëve Grabovcave, Batonat…

Vrasja e ish pjesëtarëve të UDB-së, Selim Broshit, Ibush Kllokoçit dhe Kemajl Shabanit, ishte bërë me urdhra të politikanëve dhe udhëheqësit e pas luftës, të cilët donin që t’i mbulonin gjurmët e bashkëpunimit të tyre me UDB-në.

Pra, bashkëpunimin e tyre të para luftës, e për disa të tjerë kanë vazhduar edhe gjatë luftës, ku me ndihmën e policisë dhe ushtrisë serbe kanë vra konkurrentët, sidomos shumë komandantë luftarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të hapur rrugën për veti, pra për me ardhë me çdo kusht në pushtet pas përfundimit të luftës.

Ky ishte një (mision i UDB-së serbe, DGSE-së franceze dhe SHISH-it shqiptar) për ti sjell këta njerëz të tyre në pushtetin e pas luftës.

Megjithatë, Shtabi i Rognerit në Tiranë, ishte qendra e këtyre njerëzve të UDB-së, që pas luftës u bënë patriotë e gjeneralë pa e shkrepur asnjë plumb kundër forcave okupatore dhe fashiste serbe.

Pra, ata erdhën në pushtet duke vrarë shqiptar, luftëtarë të atdheut dhe patriotët tanë pas shpinës.

Next Post

Idrizi: PDIU i bashkohet protestës së opozitës, duhen zgjedhje të parakohshme

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbledhur sot strukturat e Tiranës në një takim që ka nisur me himnin e Flamurit. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka theksuar gjatë fjalës së tij se mbështet kërkesën opozitare për një qeveri tranzitore dhe u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: