Ish agjenti serb: Janiqijeviq u vra me urdhër të Beogradit sepse u zbulua se spiunonte për SHIK-un

vull

Serbi i cili shërbeu më herët në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Bojan Bozhoviq, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se pas raportimit korrekt për ngjarjet marsit 2004, serbët e kishin ndjekur duke e shpallur armik të tyre. Thotë se me Kërstimir Pantiqin ishin marrë vesh që ta rrëzojnë nga pushteti në veri Jakshiqin. “Pantiqit i ka interesuar nëse unë punoja për SHIK-un, sepse serbëve në veri iu dridhen këmbët kur ua përmend SHIK-un”, thotë ai duke pohuar se kanë qenë katër serbë anëtarë të SHIK-ut.

Thotë se pas këtyre ngjarjeve ishte vendosur në hotel “Palace” në Mitrovicë dhe se aty kishte qëndruar derisa një ditë dy persona i kishin kërkuar që të fillojë të punojë në AKI.

“Në takimin e dytë me personat e AKI-së pranova të punoj për këtë agjenci. Kërkova veturë, lap-top dhe një veturë. Këto kërkesa të miat u plotësuan menjëherë. Unë ju thashë se punën time do ta kryej maksimalisht korrekt”, tha ai, duke potencuar se në këtë agjenci është angazhuar në gusht të vitit 2011.

Tregon se gjatë angazhimit të tij në veri ka ardhur i pari deri te informacionet.

“Punën në këtë agjenci e pranova për shkak të dashurisë për Kosovën”, tha Bozhoviq.

Thotë se në fillim ka marrë vetëm një urdhër që në asnjë mënyrë të mos flasë me Zvonko Vselinovqin.

“Kam kërkuar që të implikohem në rrjedhat politike dhe të punojë në rrëzimin e Marko Jakshiqit, përmes Kërstimir Pantiqit. Më kanë dhënë leje për këtë por me kusht që t’i informoja për gjithçka”, thotë Bozhoviq, duke potencuar se Pantiq e dinte se ky po punonte për AKI-së, transmeton Telegrafi.

Tregon se si kryetari i tashëm i Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, atëherë ishte vozis i Kërstimir Pantiqit.

“AKI sot më shumë përkujdeset për sigurinë e serbëve sesa për të gjitha pakicat e tjera. Kjo nuk është në rregull”, tha ai.

“Pantiqit i ka interesuar nëse unë punoja për SHIK-un, sepse serbëve në veri iu dridhen këmbët kur ua përmend SHIK-un”,thotë ai.

Tregon se ishin katër serbë që punonin për SHIK-un.

“Jam i sigurt se kanë punuar katër serbë. Vrasja e fundit që është bërë me direktivat e Beogradit është vrasja e agjentit të SHIK-ut Dimitrije Janiqijeviq”, tha ai.

Tregon se e ka pritur presidentin e Serbisë Tomsilav Nikoliqin në veri dhe se i është afruar dhe i ka treguar se është Bojan Bozhoviq, agjent i SHIK-ut. /telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6I-StizGPxY VIDEO INTERVISTA min 5

Next Post

Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, sonte zgjodhi Vullnet Murselin kandidat të koalicionit ASH-AAA për Komunën e Tetovës.

Kuvendarët votuan mes dy kandidatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli, pas çka të dy kandidatët u zotuan se do të punojnë bashkë për të arritur fitore në zgjedhjet lokale. Para zgjedhjes së kandidatit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se kuvendarët kanë zgjedhur mes më të mirëve dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: