Ish-luftëtari ankohet për papunësi, shokët e tij në postë të larta

vull

Një ish-ushtar i UÇK’së nuk kishte lënë institucion pa aplikuar për punë. Për gjashtë vjet me radhë përpjekjet e tij dolën të pasuksesshme. Ndërkaq, shokët e tij të luftës kanë arritur edhe në poste të zëvendësministrave

Krejt shokët e luftës i ka por vetë nuk e kishte fatin e as krahun e tyre.

Bekim Morina nga Prishtina po thotë se nuk la konkurs pa aplikuar që nga vitit 2013 që është pa punë.

Në asnjë prej këtyre vendeve të punës nuk aplikoi pa i plotësuar kushtet.

E thirrën nëpër intervista por thotë se nuk i trokiti në derë askujt për t’i ndihmuar.

Morina për disa vjet kishte punuar për ushtrinë amerikane në Irak, Afganistan, Kuvajt e zona të tjera të luftës.

Kursimet nga kjo punë i mundësojnë të jetojë.

Ky ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që emrin e ka gjetur në listat e dëshmitarëve të rënë thotë se nuk e do pensionin e veteranit sepse shuma që merr nuk i mjafton për të siguruar ekzistencën e katër fëmijëve të tij, por do të punojë për aq sa është i aftë për këtë.

Next Post

Seanca të reja për “Maxhar Telekom”, “Tarifa” dhe “Toplik” të PPS-së

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “Maxhar Telekom”, “Tarifa” dhe “Toplik” të Prokurorisë Publike Speciale. Gjykimi për “Maxhar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa para ca kohësh rastin e ndërmori Prokuroria Publike Speciale. Në vendin tonë u shtruan padi penale kundër katër shtetasve të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: