Ismajli takon mjekët e papunë të Gjilanit

vull

Nënkryetari i Komunës, pas takimit me përfaqësuesit e mjekëve protestues, ka sqaruar se punësimi i tyre është kryesisht një problem i përgjithshëm në nivel vendi me profesionist të fushave të ndryshme, e posaçërisht edhe me të diplomuarit në mjekësi.

Ismajli ka thënë se punësimi si një kërkesë e mjekëve të rinjë të diplomuar në fushën e mjekësisë është një problem që nga niveli lokal nuk mund të zgjidhet për shkak të buxhetit, por, edhe kufijve që janë të përcaktuar nga Qeveria për të punësuarit në nivelin e shëndetësisë primare.

Gjithashtu, edhe sa i përket specializimeve, Ismajli pohoi se përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë, sepse kjo nuk është kompetencë e nivelit lokal të asnjë komune.

“Të gjitha kërkesat e listuara nga afro 40 mjekë, do të shqyrtohen dhe në bazë të kapaciteteve, kompetencave dhe mundësive që ka Komuna e Gjilanit, do të punoj për të ofruar zgjidhje, mirëpo në momentin që kërkesat janë ndesh me përgjegjësinë në nivel lokal dhe përcatimeve ligjore, ato duhet të drejtohen në instancat e nivelit qendror, në Ministri të Shëndetësisë”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Next Post

Ahmeti në Dibër: Mbështetja për Hekuran Dukën realizon qëllimet fisnike të dibranëve

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për kryetar të Komunës së Dibrës Hekuran Duka. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u shpreh para të pranishmëve se është shumë i sigurt se qytetarët e Dibrës por edhe ne […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: