Italia është gati të kthehet përfundimisht në normalitet përmes një sërë masash të parashikuara në udhërrëfyesin e hartuar me dekretin e ri të qeverisë, me faza të ndryshme deri në fund të vitit 2022, bën të ditur “Ansa”.
“Po hyjmë në një fazë tjetër, për të lënë pas të gjitha kufizimet për shkak të pandemisë, me dy objektiva kryesorë: rihapja e ekonomisë dhe kufizimi i përvojës së mësimit në distancë”, -deklaroi kryeministri Mario Draghi.
Vendimi i qeverisë parashikon që gjendja e jashtëzakonshme për situatën prej pandemisë Covid-19 të përfundojë më 31 mars.
Ndërsa, maskat në ambientet e mbyllura dhe pasaporta e gjelbër do të jenë në fuqi deri në fund të prillit. Puna nga shtëpia për sektorin privat do të funksionojë deri më 30 qershor.
You must be logged in to post a comment.