Jo restaurimit të diktaturës komuniste!

vull

Nga Nebil Çika*

Rama e Veliaj nuk ndalen në përpjekjet e tyre kriminale për të restauruar të plotë diktaturën komuniste.
Sot tek zona që mban emrin e terroristit komunist Vasil Shanto në Tiranë në kuadër të fushatës elektorale punonjës të bashkisë Tiranë nën kujdesin e policisë bashkiake restaurojnë simbolet e komunizmit.

Pak ditë më parë Rama e Veliaj përuruan nisjen e punimeve për ri jetësimin e piramidës se diktatorit Enver Hoxha nëTiranë.

Revanshi i qeverisë neokomuniste të Edi Ramës për restaurimin e komunizmit nuk tashmë është një realitet dhe shfaqe publike.

Pas mbushjes së parlamentit qeverisë, drejtësisë dhe institucioneve të tjera shtetërore me autorë të krimeve të komunizmit dhe pinjollë gjenetike të tyre komunizmi , simbolet komuniste janë pjesë e dekorit publik të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë të cilat po rikthehen e restaurohen me paratë e taksapaguesve shqiptare përfshi edhe ato të viktimave të komunizmit.

Në emër të të përndjekurve politike antikomunistë te Shqipërisë i bëj thirrje Partisë Demokratike të reagoje me forcë ndaj këtyre veprimeve provokuese e kriminalë të qeverisë dhe bashkisë Tiranë.

Iu bëj thirrje mediave, kolegëve të mi gazetare të përcjellin këto akte kriminale dhe të informojnë publikun për atë që po ndodh.

Një thirrje kam edhe për trupin diplomatik në Shqipëri, veçanërisht ata të SHBA dhe BE ; Mos përkrahni e financoni projektet e qeverisë Rama për rehabilitimin e diktaturës komuniste në Shqipëri.

* Nebil Çika është kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Next Post

Ja pse zgjedhja juaj post pandemike për të festuar duhet të jetë kompleksi “San Pol”…!

Pertej gjithçkaje ka ardhur koha qe nje feste eshte e nevojshme ne jeten tuaj. Nje ngjarje e rendesishme qe ju mbush me lumturi eshte gati te ndodh? Apo ka ndodhur tashme? Pra, festojeni me shkelqim ne brendesine e rafinuar dhe elegante te Kompleksit “San Pol”. San Pol eshte vendi dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: