Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kelmendi: ZOTI i shkatërroftë terroristët dhe zullumqarët

1 min read
Loading...

Kryetari i FJALËS reagon lidhur me sulmin terrorist që ka ndodhur në Zelandën e Re.
Sulmi terrorist që ndodhi sot në Xhami ditën e Xhuma në Zelandë të re, dëshmon atë që e kam thënë edhe më herët se terrorizmi nuk njeh fe, racë, komb dhe gjuhë.
Terroristi australian Brenton Tarrant kishte urrejtje ndaj muslimanëve, përfshi edhe muslimanët e Kosovës.
Po ky terrorist kishte dashuri dhe respekt për serbët dhe figurat historike serbe si Car Llazari, Millosh Obiliçi dhe të tjerët.
Po ky terrorist kishte respekt për Gjergj Kastriotin -Skënderbeun dhe vjehrin e tij Gjergj Arianitin.
Këtë respekt e kishte shfaqur duke shkruar emrat e tyre në armën e tij.
Urrejtjen ndaj muslimanëve ai e shfaqi duke vrarë 49 besimtarë muslimanë në dy xhami ditën e Xhuma në Zelandën e Re.
ZOTI i mëshiroftë të vdekurit në këtë sulm terrorist.
ZOTI i forcoftë familjarët e tyre.
ZOTI i shkatërroftë terroristët dhe zullumqarët kudo në botë.
ZOTI dhuroftë paqë, qetësi dhe harmoni për mbarë njerëzimin në botë.
Gëzim Kelmendi