Kjo është banesa ku nipi mbante gjyshen e pajetë për t’i marrë pensionin

vull

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga banesa ku u gjet e pajetë e moshura mbahej e fshehur nga nipi i saj. Bëhet fjalë për ngjarjen që tronditi Janinën mëngjesin e sotëm pasi policia gjeti trupin e pajetë të një 69-vjeçareje duke u dekompozuar brenda bagazhit të një makine. Automjeti ku ishte futur trupi i të moshuarës ndodhej i parkuar në garazhin e banesës ndërsa nipi i saj e kishte vulosur me ngjitës në mënyrë që të shmangte qarkullimin e aromës së rëndë.

Dyshimet u ngritën nga fqinjët që raportuan se prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë.

Viktima sipas policisë ka vdekur për shkaqe patologjike 2-3 muaj më parë ndërsa nipi 55-vjeçare u arrestua, pasi akuzohet se ka futur trupin e të moshuarës në bagazhin e makinës duke mos raportuar për vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.

Siç raportojnë mediat ne Greqi, nipi i të moshuarës nuk është një personazh i panjohur për autoritetet. Ai njihet për një grabitje dhe tentative vrasjeje të kryer në mesin e viteve 1980. Ai ka bërë tre vite burg dhe është arratisur në vitin 1992. Në vitin 2006 ai u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Ndaj tij ka pasur edhe akuza për përdhunim.

Next Post

Rikthehet në ekran Kaltrina Ajeti, zbulon të fshehtat e grave të politikanëve

Kjo verë ka sjell një risi të këndshme në spektrin medial kosovar, sezonin e ri të emisionit “Divers” në “RTK”. Edicioni i parë i këtij emisioni me Kaltrina Ajetin, rezervoj shumë befasi, madje sjelli edhe një temë interesante, e cila mëtonte të zbulonte më shumë për jetën e grave të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: