Komandanti i FSK-së, gjeneral Jashari me objektiva të qarta për të ardhmen e FSK-së.

vull
0 0
Read Time:40 Second

Sot së bashku me atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose, prita në takimin e parë zyrtar, gjeneral Jasharin, në cilësi të Komandantit të FSK-së.

Me këtë rast, gjeneral Jashari na njoftoi me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.

Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë mbështetjen, bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në.

Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në kuadër të partneritetit tonë të ngushtë me SHBA-në, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Kasami: Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet tona. Gjatë mandatit tonë 4 vjeçar do të raportojmë në vazhdimësi para qytetarëve.

Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën, qytetarët duhet të dijnë se ku shkojnë paratë e tyre, qytetarët meritojnë te dinë se çfarë ndodh në Komunën e Tetovës. Të dhënat nuk janë aspak të mira, janë tepër shqetësuese. Dua të njoftoj qytetarët e Tetovës dhe opinionin e gjërë se borxhi i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: