Koronavirusi nuk e ndalon bartjen e kufomave

Blerand Rexhepi

Ndonëse për momentin transporti ajror nuk funksionion në asnjë vend, puna për bartjen e kufomave duhet të bëhet pavarësisht vështirësive që hasin qytetarët por që është një kompani e cila nuk është ndalur aspak edhe gjatë kësaj periudhe të Pandemisë së Covid 19.

‘Atdheu Düsseldorf’ është kompania për bartjen e kufomave me seli në Gjermani por aktivitetin e saj e realizon thuajse në shumë vende, nuk është ndalur aspak por që tash bartjen e kufomave e bën me vetura speciale.

‘Për momentin linja të transportit ajrorë nuk ka, unë kam filluar të bëj transportin me makina. Dje në mbrëmje kemi arritur në Kosovë në ora 17:30 në kufirin te Kulla. Jemi nisur nga Düsseldorfi për në Austri pastaj Slloveni e Kroaci për të vazhduar në Mal të Zi e deri në Kosovë. Edhe përkundër krizës së Covid 19 ‘Atdheu’ përsëri ju mundëson bartjen e kufomave nga Europa duke qenë më afër qytetarëve tanë në momentet më të vështira pasiqë gjithë procesi i dokumentacionit dhe lëvizjes kërkon kohë dhe mund kështu që mundohemi t’iu dalim në ndihmë’, kështu thekson pronari i kompanisë ‘Atdheu Düsseldorf’, z. Astrit Salihu.

Next Post

DR. KUJTIM XHELILI PJESË E RËNDËSISHME E KARDIOKIRURGJISË NË VENDIT | FOTO

Edhe pse për shumicën e mjekëve në vendin tonë, deri para pak kohe, ishte vetëm një ëndërr e bukur që e shihnin në dokumentare të ndryshme, pak ditë më parë, kjo gjë u bë realitet në Klinikën kardiologjie në Shkup. U bë transplanti i parë i zemrës me shumë sukses, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: