Kosova pjesë e Festivalit të filmit në Kanë me “Luaneshat e Kodrës”

vull
Diku në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërijnë. Ky është tregimi që sjell “Luaneshat e Kodrës”, film ky që do të marr pjesë në Festivalin e filmit në Kanë.
Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim regjisoren e këtij filmi znj. Luana Bajrami.
Ajo ishte e shoqëruar nga producentja, znj.Valbona Rrahmani, asistenti i produksionit, z. Lavdrim Krenzi, z. Arben Zharku, Drejtor i QKK dhe Lum Çitaku, zyrtar për marrëdhënie me publikun në QKK, ndërsa u pritën nga Ministri z. Hajrulla Çeku dhe këshilltari i tij z.Liburn Jupolli.
Gjatë këtij takimi, Ministri z. Çeku i uroj për suksesin ndërsa u diskutua për rëndësinë që kanë paraqitjet e tilla me vlerë për promovimin e Kosovës dhe gjithashtu punën e mirë që po bëjnë të rinjtë e vendit tonë, duke na bërë krenar në botë.
‘Luaneshat e Kodrës’, do të jetë filmi i parë i gjatë kosovar që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës.
Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).
Next Post

MINISTRJA NAGAVCI VLERËSON ROLIN E SHOQËRISË CIVILE NË ZHVILLIMIN E ARSIMIT

Kontributi që mund të jap shoqëria civile në ngritjen e cilësisë në arsim, një veçanti për zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së stafit akademik ka qenë temë diskutimi në një takim që ka zhvilluar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me përfaqësues të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: