Krerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë, paralajmërohet një deklaratë e përbashkët

vull

Presidentët e Rajonit janë mbledhur sot në Tiranë në kuadër të samitit të Brdo Brijunit. Pritës të këtij samiti janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, raporton AbcNews, transmeton Koha.mk

Ky samit ka sjellë në Tiranë edhe Presidentin Serb, Aleksandër Vuçiç dhe ai atë Kosovës, Hashim Thaçi. Në Tiranë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Ky samit mbahet në Ditën e Europës.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit europian.

Next Post

Komisioni Anti-korrupsion hapi procedura për Ramiz Merkon, Jovo Vangellovskin dhe drejtoren e Hematologjisë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi procedura për keqpërdorimin e pozitës zyrtare te ushtruesja e detyrës së Hematologjisë, Irena Panovska, për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski. Te rasti i Panovskës do të hetohet nëse janë shkelur ligjit gjatë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: