Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kroacia përgatitet për euron: Nga kjo verë çmimet do të jenë në kuna dhe euro

1 min read

Kroacia planifikon të prezantojë euron si monedhë të saj në vitin 2023, por vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Drejtori ekzekutiv i departamentit të parave të CNB, Tihomir Mavricek, i tha HRT se qëllimi është futja e euros në 1 janar 2023 dhe sqarimi i periudhës së tranzicionit.

Tihomir Mavricek thekson se kursi fiks do të përcaktohet menjëherë para vendimit të Këshillit të BE-së për futjen e euros, transmeton Indeks.

Shumë njerëz kanë frikë nga çmimet më të larta kur kalojnë në euro, por Mavricek thotë se praktika e vendeve që tashmë e kanë adoptuar euron ka treguar se zëvendësimi i monedhës kombëtare ka ndikuar shumë pak në rritjen e çmimeve, gjegjësisht në inflacionin.

Pas futjes së euros në Slloveni, çmimet e transportit dhe çmimet në restorante dhe parukeri janë rritur, ndërsa në Sllovaki ushqimet dhe punët e ndërtimit janë shtrenjtuar.