Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

vull

Rolin e Zëvendës kryeministrit do ta marrë Arben Ahmetaj.

Ministrat për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen do të jenë Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Ministrinë e Drejtësisë do e drejtojë Ulsi Manja ndërsa Punët e Brendshme, Blendi Çuçi.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të drejtohet nga Delinda Ibrahimi.

Në krye të dikasterit të infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë dhe mirëqenies do të jenë Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.

Ministrinë e Arsimit do e drejtojë Evis Kushi, ndërsa Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca. Për Turizmin dhe Mjedisin do të drejtojë Mirela Kumbaro.

Elva Margariti do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti, Elisa Spiropali për marrëdhëniet me parlamentin. Edona Bilali për mbrojtjen e sipërmarrjes, Bora Buzhaqi për rininë dhe fëmijët, Milva Ikonomi për standardin dhe fëmijët.

Next Post

Shaqiri: Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik harmonizohet me direktivat e BE-së

– Fondacioni “Metamorfozis” në kuadër të projektit të USAID -it për angazhim qytetar do t’i sigurojë asistencë teknike Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) për hartimin e Ligjit të ri për përdorimin e të dhënave të sektorit publik, i cili duhet të harmonizohet me direktivën përkatëse të BE -së. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: