Kryeministri Haradinaj: Liria e mban emrin e martirëve të Belegut dhe tërë Kosovës

vull

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e atdheut e mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës.

Ai ka shtuar se do të vazhdohet beteja për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve, deri sa të gjenden eshtrat e secilit njeri të Kosovës, të vrarë në luftë, transmeton Klan Kosova.

“E vërteta jonë janë varret e saj masive në tërë Kosovën. Liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës”.

“Duke qenë se shumica e të vrarëve në Beleg konsiderohen të zhdukur të luftës kjo masakër e ka edhe diemesionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumica nga 46 të ekzekutuarit nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë, për të cilën ata janë sakrifikuar”.

“Sot, njëzet vjet më vonë, ne e vazhdojmë betejën për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve dhe nuk do të ndalemi deri sa të gjenden eshtrat e secilit njeri të Kosovës, të vrarë në luftë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeminstrit Haradinaj në Facebook.

Next Post

Së shpejti Konsumatorët do të kenë zyrën këshillimore në Kaçanik

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra, priti në takim pune Sherif Fejzullahun- Kryesues i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Fejzullahu njoftoi se Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit në Programin e aprovuar për vitin 2016 – 2020 ka një agjendë bashkëpunimi me të gjitha Qeveritë Lokale duke organizuar hapjen e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: