Kryeministri Haradinaj: Mekanizmat e sigurisë të jenë vigjilente, qytetarët të kujdesshëm

vull

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për dukurinë e zjarreve në territorin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj , duke i cilësuar si veprime të rrezikshme që mund të kenë pasoja të paparashikuara, kërkoi që të rritet vigjilenca për një informim të shpejtë të ndërsjellë si dhe koordinim të dy niveleve të pushtetit, atij lokal dhe qendror me mekanizmat relevant të sigurisë së vendit për menaxhim dhe vënie nën kontroll dhe shuarje të zjarreve.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar krerët e mekanizmave të sigurisë së Kosovës si dhe KFOR-in, për reagimin adekuat, kurse nga qytetarët ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm duke parandaluar dhe lajmëruar zjarret.

Next Post

OSMANI: NEGOCIATAT JANË INTERES I PËRBASHKËT I MAQEDONISË SË VERIUT DHE VENDEVE ANËTARE TË BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot mbajti brifing të hapur me përfaqësuesit e mediave ku u bë prerja e statusit lidhur  me integrimet evropiane, me theks të veçantë në implementimin e reformave, rezultateve të arritura, mënyra me të cilën institucionet ju adaptohen reformave, zgjedhjet e ardhshme, dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: