Kryeministri Haradinaj: Njerëzit e Rugovës ishin në të gjitha vendluftimet e njësitë, duke u bërë shembull edhe të luftëtarit të zot por edhe të trimave shqiptarë

vull

“Rruga jonë deri sot nuk ka qenë pa ndërskamca e pa përçarje dhe nuk ka shqiptarë që del fitues kur përçahet me të vetin, por i vetmi fitues ndaj kësaj është armiku ynë. Është detyrë e jona që mos të lejojmë të na përçajë askush në tema për atdheun”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij, në Akademinë Përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova”.

Në këtë shënim të rëndësishëm, kryeministri Haradinaj tha se për të sot është një moment i mirë, duke shprehur falënderim për të gjithë Rugovën, por edhe ata që sot nderuan me pjesëmarrje.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se Rugova si trevë është prej trevave që ka namin e madh tek shqiptarët, një nder jo veç në shekuj, por në mijëra vjet.

“Është prej trevave dhe njerëzve që çdo gjë e kanë paguar shtrenjtë. Të gjithë bashkëkombësit kudo që jetojnë në trojet tona, por edhe në Ballkan, duhet ta dinë se djemtë e Rugovës, njerëzit e Rugovës nuk ishin ndal asnjëherë për ta parë veten të lirë, kombin e atdheun e lirë. Nuk ka luftë të shqiptarëve që ka ndodh e që këta nuk i gjejmë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se  nuk duhet harruar që nuk ka përballje të kombit tonë që ka provuar të arrijë tek shqiptarët nëpër Rugovë e që këta nuk e kanë kryer punën e vet.

Teksa flet për luftëtarët e pjesës së Rugovës, kryeministri Haradinaj tha se i ka njohur një pjesë të djemve të Rugovës, dhe se ata kanë ardhur herët jo vetëm në Brigadën Rugova, por në të gjitha vendluftimet, në të gjitha njësitë, duke u bërë shembull edhe të luftëtarit të zot, por edhe të trimave shqiptarë ashtu siç edhe i njohim.

“Formimi i Brigadës 136 ka qenë po ashtu një porosi se kemi hyrë seriozisht në luftën tonë deri në liri dhe në këtë luftë deri në liri jemi të vendosur. Në vendluftime i pamë trimat e Rugovës”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti, Dren Brahimaj.
OVL e UÇK dega në Pejë, ndau mirënjohje për kontributin e Brigadës 136 “Rugova”, ndërsa në emër të Brigadës 136 “Rugova”, iu nda mirënjohje gjeneralit, Kudusi Lame.

Next Post

Mbyllen Vendvotimet mbaron procesi i zgjedhjeve të gjashta Presidenciale në RMV

Mbyllen vendvotimet, sipas rregullave në të gjith shtetin duhet të jenë të mbyllur të gjithë vendvotimet dhe ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e 6 Presidenciale në Maqedonin e Veriut.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: