Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka qëndruar pranë Forcave të Sigurisë së Kosovës:
Profesionalizmi dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve tanë, kanë bërë që FSK-ja të fitojë besimin e partnerit kryesor strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë krah forcave amerikane në misione ndërkombëtare paqeruajtëse.

Kjo mundësi konfirmon besimin e partnerëve strategjikë për rolin e Kosovës, jo vetëm në sigurinë rajonale, por edhe në sigurinë ndërkombëtare.
I privilegjuar, që në mandatin e kësaj Qeverie, Kuvendi miratoi vendim për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.