Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Kryeministri kosovar: Rusia pagoi miliarda në Kosovë e Shqipëri për “shkëmbim territori”

4 min read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, e konsideroi shefen për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës për shkak të ndryshimi të diskutimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Haradinaj: Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion. Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa. Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90 për qind e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar.

Ai deklaroi se pala ruse kanë hedhur miliarda në mediat e Kosovës dhe në Shqipëri për ti bërë propogandë pazarit të Marrëveshjes Serbi-Kosovë me synimin e copëtimit të disa tokave shqiptare gjoja në këmbim të njohjes nga Beogradi të shtetit të Kosovës. Ai aludoi se edhe kryeministri Rama mbetet pjesë e këtij skenari ogurzi.

Haradinaj: Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjentë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliard, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grakcë plot në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre.

Ndërkohë kryeministri kosovar ishte shumë kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, ku tha se kryeministri i Shqipërisë më mirë të hartojë planin për ndërtimin e hekurudhës me Kosovën, pasi jemi dy shtete të një Kombi dhe nuk kemi asnjë linjë të tillë hekurudhore, kur me Serbinë kemi tre linja. Kemi me Maqedoninë, shtoi kryeministri, por jo me Tiranën.

Haradinaj: Ne po heqim këtë pikën kufitare. Kjo bëhet për qarkullim të lirë të njerëzve. Pak na kritikojnë. Është vetëm për të mos pritur gjysmë ore. Shpresoj që në Shqipëri ta përmbyllin rrugën. Në disa segmente nuk është përmbyllur. Nëse do Rama bashkimin le ta përmbyllë atë rrugë. Ato urat që kanë mbetur. Ajo rrugë duhet përfunduar. Në plot segmente nuk ekziston si auto-rrugë. Edi Rama nëse do bashkimin me Kosovën le ta përmbyllë atë rrugë. Nëse e do bashkimin me Kosovën, të përgatisë një projekt hekurudhor me Kosovën. Nuk ekziston një projekt i tillë. Kemi me Kosovën tri linja, një me Maqedoninë, por me Shqipërinë nuk kemi. Një hekurudhë është e dobishme për shkak se lehtëson emetimin e gazrave.

Ndaj Edi Rama sa merret me presidentin serb apo flet për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, sa për demagogji, të paktën të përfundojë Rrugën e Kombit e jo të flasë me fjalë të mëdha gjoja kombëtare.

Më tej kryeministri Haradinaj se ishte i vendosur të mos tërhiqej nga taksa dhe se asnjë pëllëmbë tokë Kosove nuk do të lihej të kalojë nën Serbi.

Më tej Haradinaj tha se: Ne kemi një komunikim shumë serioz me Uashingtonin zyrtar, me senatin, me DASH, Pentagonin komunikojmë rregullisht. Mendoj se shumë prej vendimmarrësve në Amerikë e dinë të vërtetën e Kosovës.

Presioni i tyre nuk është se ata janë lëkundur. Ata u kanë thënë presidentëve që ok, nëse keni ide shqyrtoni idetë e juaja, por ata nuk është se kanë hequr dorë nga 17 Shkurti, që është një minimum i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.

Kjo është arritje për gjithë shqiptarët dhe kjo Kosovë paraqet kufirin me Rusinë. Pra, NATO-dhe Rusia. Serbia nuk dëshiron të hyjë NATO-n tash për tash. Në Serbi operojnë rreth 3 mijë humanitarë rusë, që të gjithë janë agjentë rusë. Pra Kosova është kufiri. Ajo që i ka ndodhur Kosovës është humbja e vetëbesimit. Uashingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur dhe sovrane.