Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Shpresa Jusufi: organizimin e një mbledhjeje të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në një kohë të përshtatshme

vull

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Ambasadorja Jusufi e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe fitoren e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe përcolli urimet e qeverisë së saj për të dhe popullin e Kosovës për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces.

Maqedonia e Veriut është një shtet fqinj mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, tha kryeministri Kurti. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rrafshin politik, tregtar dhe ekonomik janë në shërbim të të dy vendeve, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin dhe zgjerimin e tyre. Andaj në shërbim të saj, u dakordua për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive, ku edhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19.

Next Post

Sa shpejt po ndryshon bota? Kjo video do ju lërë pa fjalë

Google kohët e fundit lëshoi ​​një mjet në shërbimin e tij Google Earth që tregon se sa njerëz kanë ndryshuar Tokën në dekadat e fundit. Mjeti i quajtur Timelapse u konceptua si një animacion i imazheve satelitore të planetit tonë të marra midis 1984 dhe 2020. Me këtë mjet, përdoruesit mund të krijojnë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: