Kryeministri Kurti: Po punojmë që ditëve në vijim të kemi një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve

vull
Kryeministri Kurti ka sqaruar sot çështjen dhe sulmet që filluan mbi qeverinë rreth ngritjes së çmimeve në vendin tonë që vjen si rezultat i inflacionit.
Këto sulme, njëjtë si në fillimin e pandemisë, synojnë t’ua shtrojë terrenin manipuluesve për të ngritur çmimet me pretekstin se tani jemi në një ambient ku secili çmim duhet të ngritet, pavarësisht se a ka ngritje të kostos apo jo, ndërsa, në anën tjetër, tenton të nxisë nervozë e panik te qytetarët.
Këta që po fajësojnë Qeverinë tani, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës, e as hallet e qytetarëve. Përndryshe do të kishin reaguar me kohë kur zaptohej toka bujqësore. Për 10 vite, më se gjysmë miliardë euro të taksave i kanë shpenzuar për bujqësi, e produktiviteti bujqësor ka pësuar rënie, sepse subvencionet nuk u shkonin bujqve por xhepave të miqve të tyre.
Next Post

Kasami nervoz me kryetaren e Tetovës, Teuta e demanton me projekte konkrete

Sonte në Alsat M më saktësisht në Programin 200 ishin të pranishëm kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i L. BESA, Bilall Kasami. Kasami u shfaq shumë i mllefosur duke thënë se Teuta Arifi ua dëshiron të keqen tetovarëve. “Ju i keni lënë tetovarët në baltë dhe se nuk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: