Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

vull

Me këtë rast ai tha se këtë vizitë po e bënë për ta nderuar Rugovën në ditëlindjen e Nënë Terezës dhe se sipas tij kjo nuk është vizitë për fushatë, por është vizitë e planifikuar dhe dakorduar kohë më parë me familjen Rugova.

“Ka në kohë që kemi dakorduar një datë të tillë për një vizitë në familje, realisht disa javë më herët dhe është edhe vullneti i familjes. Edhe presidenti Rugova, dihet politika e presidentit ka qenë një politikë humane ka qenë paqësore në mbrojtje të të drejtave të popullit të vet, fushata shyqyr që po vjen se e kanë kërkuar të gjithë”.

Haradinaj gjithashtu tha se nuk e di nëse Presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve sot, por që janë të përgatitur.

“Nuk e di a do ta shpallë sot nëse e shpall sit pse jo, tani është ne kompetencat e presidentit, të vepron meqenëse parlamenti është shpërndarë , ajo që dua me thënë vërtetë kemi tregu një demokraci të avancuar një pjekuri politike mënyra e shpërndarjes së parlamentit është një nivel i lartë i demokracisë”, shkruan EO, transmeton Klan Kosova

Next Post

Interesim i lartë për regjistrim në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup

Në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot filloi regjistrimi i maturantëve në pesë fakultetet e UNT-së, universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet. Në ditën e parë të regjistrimit, që do të vijon deri të premten më 30 gusht 2019, shfaqet interesim për të ndjekur studimet në pesë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: