Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Ministri Kujtim Gashi vizitojnë Komunën e Kaçanikut- përurojnë fushën ndihmëse të futbollit

vull

Komuna e Kaçanikut sot kishte mysafir Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli si dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.
Kryetari Besim Ilazi u dëshiroi mirëseardhje në Kaçanik, ndërsa i falenderoi për punën dhe angazhimin e tyre në realizimin e shumë projekteve në Kaçanik. Ndërkohë Kryeparlamentari Kadri Veseli përgëzoi Kryetarin Ilazi për punën dhe qeverisjen transparente që po bën, ndërsa tha se Komuna e Kaçanikut është shembull dhe model i qeverisjes për të tjerët. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se investimi në sport është një investim i qëlluar, sepse sporti është pjesa vitale, ku rinia ka mundësi që ti jep vendit vlerë të madhe. Më pas, kryeparlamentari Veseli, Ministri Gashi dhe kryetari Ilazi, përuruan fushën ndihmëse të futbollit pranë palestrës, e cila do të jetë në shërbim të sportistëve kaçanikas. Në këtë përurim u bë e ditur se po në këtë vit do të përurohet edhe palestra sportive, që do të jetë një palestër ndër më modernet në Kosovë.

Next Post

Presidenti Meta dekoron Batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë, kontributet dhe sakrificat heroike të anëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, të cilët dolën vullnetarë para 20 vitesh duke luftuar për lirinë e Kosovës, si dhe për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: