Kryetari i Komunës Rufki Suma ishte nikoqir i Gjeneratës së Juristëve të viteve 1987-1991

vull
Kryetari i Komunës Rufki Suma ishte nikoqir i Gjeneratës së Juristëve të viteve 1987-1991, ndryshe kolegë të studimeve që sot gjenden në pozita të institucioneve të ndryshme të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Suma i njoftoi mysafirët mbi zhvillimet aktuale të qytetarëve të kësaj komune.
Pas pritjes që iu bë në objektin e komunës, kryetari Suma dhe mysafirët vizituam Memorialin Bllaca 99, ku u përjetua gjenocidi serbo-shtetëror fashist ndaj popullatës shqiptare duke i dëbuar banorët dardanë nga trojet e tyre antike.
Në vazhdën e kësaj vizite, u vizitua edhe Kompleksi i Dëshmorëve në “Puset e Nikës”.
Takimi ishte rast i evokimit të jetës së vështirë studentore si rezultatet i abrogimit të autonomisë së Kosovës, rezistimit të këtyre veprimeve kundër kushtetuese të shtetit serbë.
Ish kolegët e gjeneratës se Kryetarit Rufki Suma u shprehën krenar me të gjitha të arriturat në Komunën e Hani të Elezit si dhe e falënderuan për pritjen e përzemërt se bashku me kryetarin e Asamblesë komunale Qamush Brava.
Next Post

ASH-ja kritikon konceptin e ri në arsim

Koalicioni ASH-AAA kundër konceptit të ri për arsimin fillor, me të cilin gjuha shqipe është listuar në mesin e lëndëve zgjedhore. Sipas koalicionit opozitar, pushteti me këtë zgjidhje siç e quan hibride tenton ta mjegullojë premtimin parazgjedhor, se brenda 100 ditëve të qeverisjes do ta bëjë shqipen lëndë të detyruara […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: