Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli ka nënshkruar sot vendimin për shpërndarjen e Kuvendit

vull

Postimi i plotë:

Si Kryetar i Kuvendit i kam marrë të gjitha iniciativat ligjore dhe kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më vjen mirë që sot të gjitha partitë politike iu bashkuan iniciativës sime dhe votuan për shpërndarjen e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkrova edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e saj”, tha ai, derisa, tutje, ka shkruar se në mandatin e ardhshëm do të ketë sa më shumë të rinj në partinë e tij.

Në këtë legjislaturë nuk ka pasur mjaftueshëm gra dhe të rinj. Shpresoj të shoh më shumë në mandatin e ardhshëm. Sa i përket PDK-së, jam i sigurt që do të ketë shumë të rinj dhe gra në listën e saj. Ne u përpoqëm shumë që të merrnim një shumicë mbështetëse për iniciativat tona kundër korrupsionit. Në mandatin tjetër do të jetë ndryshe, pasi ne do të vendosim një kod të ri etik

Next Post

Ministri HysniIsmaili për vizitë pune në Tetovë

Ministri i Kulturës, HysniIsmaili, sot realizoi vizitë pune në disa institucione në fushën e kulturës në Tetovë, ku u informua për rrjedhën e realizimit të projekteve në të gjitha veprimtaritë e kulturës. Gjatë vizitës, Ismaili u njoftua edhe me procesin e ndërtimit të ndërtesës së Qendrës Kulturore Arsimore në të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: