Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Axhami. Mbështesim nënshkrimin e marrveshjes mes SHBA-Shqipërisë mbeshtetur kjo mbi atë të kohës së Mbretit ZOG I.

vull
Marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA-së, për ekstradimin, mbështetur mbi atë të nënshkruar që prej kohës së mbretërisë.
PLL mbështet marrëveshjen e nēnshkruar sot në Tiranë mes dy palëve për ekstradimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (SHBA) nga Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe Ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni.
Kjo marrveshje ashtu siç e cilësoj Ambasadorja Yuri Kim u nënshkrua për herë të parë 87 vite më parë, më 1 mars 1933, kur Shqipëria ishte “mbretëri dhe jo Republikë”.
Për PLL nënshkrimi i kësaj marrveshje do të i shërbej luftës kundër krimit të organizuar lidhur ky me politikën dhe oligarkët e korruptuar që mendojnë se një ditë mund të i fshihen drejtësisë për zullumet e kryera prej tyre.
Urojmë që sa më shpejtë drejtësia dhe ligji të bëjnë të mundur funksionimin sa më mirë të shtetit të së drejtës ku sejcili, kushdo qoftë ai, të jetë i barabartë para ligjit.
Next Post

Drejtori Pavleski viziton ndërmarrjet në industrinë ushqimore në Prilep

Në kuadër të aktiviteteve të Agjencisë për Investime të Huaja dhe Nxitjen e Eksportit, drejtori Dejan Pavleski sot vizitoi dy kompani nga industria ushqimore, Vitaminka dhe Krivogashtani Promet, të cilat kanë një pozitë të forcuar të markës në tregun tonë dhe po punojnë aktivisht në vendosjen e produkteve tregjet e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: