Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryetari Ilaiz nderon bashkatdhetaren Mimoza Troni

1 min read

Me ftesë të Kryetarit Besim Ilazi, bashkatdhetarja Mimoza Troni, përfaqësuese e bankës Zvicrra “Bank Julia” me seli në Cyrih, vizitoi Komunën e Kaçanikut. Kryetari Ilazi e falënderoi zonjën Troni, fillimisht për vizitën, si dhe ndihmën dhe përkrahjen e ofruar në fushën e arsimit. Kohë më parë, zonja Mimoza Troni, përmes bankës nga Zvicrra “Bank Julia” me seli në Cyrih, ka dhuruar një donacion prej 50 kompjuterëve për Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”. Këta kompjuterë, do të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së mësimit si dhe do të ndihmojnë në praktikimin më të mirë të teknologjisë informative në shkollën profesionale. Në shenjë respekti dhe falënderimi Kryetari Ilazi e nderoi zonjën Mimoza Troni me plaketën e Komunës. Bashkatdhetaren Troni e falenderoi edhe Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ShMP “ Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”.